Loading...

SPAK nis procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Kr imit dhe Korr upsionit (SPAK”, ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se pavarësisht kërkimeve, çdo tentativë e policisë ka rezultuar e pasuksesshme. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndër kombëtar.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dë nuar atë me dy vite b urg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia. Siç raporton gazetarja Lala, deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, SPAK i është përgjigjur shkurtimisht interesimit të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se “SPAK është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com