Loading...

“Shtëpia-laborator d roge” në Itali, a rrestohen dy shqiptarë (emrat)

E gjithë dr oga e gjetur në një shtëpi-laborator në rrugën “Rucellai”, midis “Greco” dhe rrugës “Monza”, do të sillte mbi 3 milionë euro fitime. Policia në Milano ka sekuestruar 19 kilogramë kok ainë, 20 kilogramë he roinë, 160 kil ogramë lë ndë pë rzierëse, 5500 euro dhe materialin për paketimin e dr ogës.

Në pr anga kanë rënë dy shqiptarë, një 45-vjeçar me inicialet B.L., me precedent penalë për shf rytëzim pros titucioni dhe një 27-vjeçar me inicialet J. S.

Hetimi nisi pas një informacioni të rrjedhur dhe filloi ndjekja para bareve në zonën e Loretos dhe Viale Monza.

Deri sa një javë më parë, policët vunë re 45-vjeçarin që merrte me makinë një djalë (27-vjeçarin) dhe i jepte një çantë të kuqe. I riu, u kap menjëherë me një kilo gram her oinë në çantë.

Kështu agjentët ndaluan edhe 45-vjeçarin në një makinë në rrugën Bertelli, duke gjetur 2 mijë euro në çantën e tij të shpinës. Më pas ata i kontrolluan shtëpinë, e përdorur vetëm për të përgatitur do zat (ai jetonte në një banesë tjetër, në zonë, me gruan dhe fëmijët e vegjël), duke gjetur 40 kilogramë dr ogë, një presë metalike, tre furra, dy përzierës, maska kundragaz. Ky aktivitet i siguronte 45-vjeçarit një “pa gë” prej 5 mijë eurosh në muaj. Kush paguante? Tani gjuetia po bëhet për shefat.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com