Shqipëria do të luajë sonte një nga kualifikueset më të rëndësishme në grup, në “Puskas Arena”, prej orës 20:45. Në një stadium bosh, për shkak se tifozët hungarezë janë dë nuar nga UEFA, kuqezinjtë e Edy Reja do të mundohen të mos hu mbasin ndaj Hungarisë, më së paku.
Synimi është fitorja, që nxjerr jashtë loje një rival për vendin e dytë, por disfata do ta zh bënte indirekt edhe rëndësinë e sfidës pasuese me Poloninë në “Air Albania”, më 12 tetor. Në konferencën e djeshme për sht yp, trajneri Reja nuk e zbuloi formacionin.
Ai tha se ka disa dilema, që do t’i ftillonte sot paradite. Dhe duket se e ka ndarë tashmë mendjen se cilët lojtarë do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Ka pak ndryshime nga kualifikueset pararendëse, në fakt, duke nisur nga porta, ku kapiteni Berisha është i padiskutueshëm.
Mungesa e aktivizimit të Strakoshës e ka penalizuar dukshëm atë, edhe pse duhet pranuar se po ashtu Berisha është zëvendës te Torino, nuk luan. Në këtë rast i besohet eksoperiencës. Mbrojtja do të përbëhet nga pesë lojtarë, kur sulmon kundërshtari, ndërsa transferohet me tre kur nis ofensiva e kuqezinjve tanë.
Kështu, treshja e palëvizshme është Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Nga krahët, në rolin e “pistonit”, do të pozicionohen Hysaj dhe Trashi. Të dy këta i bashkohen mesfushës, kur su lmon Shqipëria. Pra, nga 5-3-2 në fazën difensive, formacioni i kuqezinjve shndërrohet në 3-5-2 në fazën ofensive.
Mesfusha ndien mungesën e Abrashit, një “motor” i palodhur. Trajneri Reja ka preferuar tre emra në këtë repart: Gjasula, Çekiçi dhe Bare. Pra, nuk ka vend për Bajramin, prurjen e re nga Empoli, që në kualifikueset e shtatorit spikati vërtet. Ndoshta aspekti fizik ka predominuar në këtë rast.
Sulmi është në këmbët e dyshes Cikalleshi-Uzuni. Kavajasi është goleadori ynë në këto kualifikuese, ndërsa beratasi ka demonstruar formë të shkëlqyeshme e të vazhdueshme me Ferencvaros. Prandaj, Reja ka preferuar atë para Manajt dhe Brojës. Sigurisht, me kalimin e minutave, në varësi të lojës dhe qasjes taktike të kundërshtarit, pritet të bëhen edhe zëvendësimet e duhura në radhët e kombëtares sonë.