Gjatë një operacioni të ditës së djeshme në një lokal ku organizoheshin lojëra fati, Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të lokalit si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e tij. Sipas Ora News, pronar i lokalit është Bojken Hasa, djali i ish-prokurorit të Tiranës Përparim Hasa.
Po ashtu u sekuestruan edhe katër makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Sipas policisë, Bojken Hasa në bashkëpunim me punonjësin e arrestuar E. X, 47 vjeç merreshin me veprimtarinë e kundraligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera.
/joq