Vetëm pak ditë më parë ju paraqitëm ekskluzivisht se si Porti Durrës i drejtuar nga Pirro Vengu kishte favorizuar djalin e Valentina Leskaj në një tender të majmë prej 11 milionë euro. Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, ky është një ndër s kandalet më të mëdha të Portit të Durrësit si dhe të vetë Shqipërisë, jo thjesht në nivel lokal por edhe ndërkombëtar. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano” me numër reference REF-97696-06-08-2021. Fondi limit është në vlerën prej 1,145,354,372 lekë të reja pa TVSH ose gati 11 milionë euro nëse përfshijmë edhe TVSH.
Siç ju informuam edhe në artikullin e para disa ditëve, tenderi u mbyll akoma pa u hapur pasi sipas burimit, Pirro Vengu i cili me presionet e tij ndaj KVO në vlerësimin teknik shpalli “de facto” fituese kompaninë ABKONS të Besnik Leskaj (djali i Valentina Leskaj). Kjo pasi komisioni e shkëputi firmën e Leskaj me 10 pikë diferencë në vlerësimin teknik, duke e bërë “nul” hapjen e propozimeve financiare. Çka do të thotë se dhe sikur gratis ta bëjnë kompanitë e tjera, nuk mund të shpallen fituese në fund.
Mirëpo përsëri ekskluzivisht për JOQ Albania, në foton në vijim do të gjeni volumin e dosjes së propozimit teknik të kompanisë ABKONS, i cili bëri që firma të diferencohej me 10 pikë diferencë me konkurrentët e tjerë. Në foton ekskluzive më poshtë do të shikoni propozimet teknike që kanë bërë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë tender. Propozimi teknik i kompanisë ABKONS të Besnik Leskaj është dosja që ndodhet në qendër e treguar me shigjetë të kuqe. Shihet qartë se volumi i dosjes është shumë herë më i vogël sesa volumi i propozimeve teknike të ofruara nga kompanitë e tjera. Kuptohet lehtësisht së çfarë propozimi teknik mund të ketë bërë kjo kompani me një material të tillë kaq të pakët të ofruar. Sidoqoftë i takon përsëri SPAK që të hetojë këtë tender që duket se është një skandal i vërtetë.
/joq