Kryeministri Edi Rama ka thënë se çmimi i bukës në vendin tonë është rritur për shkak të taksës ruse. Rama tha se Rusia është furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë dhe se ka vendosur një taksë eksporti.
“Së pari unë mendoj që nga koha e Skënderbeut shqiptarët kurrë nuk kanë pasur problem bukën, kurrë. Këtu nuk vendos qeveria çmimet. Çfarë ka ndodhur me bukën? Furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë janë rusët dhe rusët kanë vendosur një taksë eksporti. Vendosja e taksës ka rritur menjëherë çmimin dhe nuk ka asnjë provë shkencore që ulja e TVSH sjell uljen e çmimit. Nuk ka.”-tha Rama./joq