Loading...

Qeveria shpall emergjencën, ja çfarë do ndodhë duke nisur nga sot në Shqipëri

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e kësaj emergjence.
Ndërsa Shoqërive “KESH” “OST” dhe “OSHEE Group”, u kërkohet të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme.
Ministri Financave ngarkohet të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.
Ky vendim i paraprinë paketës së emergjencës e cila do të prezantohet këtë të shtunë.
Kryeministri Edi Rama nuk dha shumë detaje se çfarë përmban kjo paketë të cilën e quajti një digë mbrojtëse në mes të krizës dhe shtëpisë tonë. Ai tha se ndërtimi hidrocentralit të Skavicës mbaron këtë mandat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com