Loading...

Porti i Vlorës/ Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesion

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit kontratën e qirasë me vlerë një Euro, për koncesionin e ndërtimit të Portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga një ‘joint venture’ me disa operatorëve pranverën e këtij viti.

Kështu bashkimit te kompanive të përbërë nga Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., dhe “Marina Projects”, do t’i kalojnë me qira për vleren 1 euro mbi 57 mijè metra katrorë pronë shtetërore, atje ku është sot porti i Vlorës, i cili do të kthehet në një port turistik.

Qiraja është 20 vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin. Investimi do të duhet të përfundoje brenda 72 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet.

Sipas kontratës koncesionari duhet të punësojë mbi 100 punetorë, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 3800 metra katrorë. Me kthimin e portit të Vlorës ne Port turistik, shërbimet për përpunimin e mallrave do të kalojnë në në një port tjetër, i cili do të jepet për t’u ndërtuar me koncesion në zonën e triportit.

(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com