Kanë kaluar disa ditë që kur nisi “BB Vip” dhe tashmë konkurrentët kanë nisur të jenë më të hapur me njëri-tjetrin si dhe të përfshihen në diskutime dhe debate të ndryshme mes tyre. Një debat i fortë u zhvillua gjatë ditës së sotme, ku protagonistë u bënë Arditi dhe Paloma. Gjithçka nisi pas pyetjes që Paloma i bëri Arditit, nëse i pëlqente më shumë shoqëria me meshkujt apo me femrat. Arditi duket se u nervozua dhe i kërkoi t’ia bënte pyetjen hapur.
“Nuk e kam për turp të të pyes a je Gay, Ardit, të të vijë turp nëse mendon këtë gjë”- tha Paloma.
“Po mirë pra më pyete një herë të thashë jo, a do ta provosh ti?”- u përgjigj Arditi.
“Po pse të djeg kaq shumë?”- iu kthye Paloma.
/joq