Një nënë e dy fëmijëve nga Anglia ka zbuluar se si ajo vendosi të merrte një shtesë bimore për të filluar laktacionin për të fejuarin e saj, të cilin ajo tani e ushqen me gji dy herë në javë. Lana Michaels, e cila është me origjinë nga Edinburgu, por tani jeton në Spanjë me partnerin e saj, Shawn, shpjegoi se si i kishte munguar ndjesia e ushqyerjes me gji dhe pasi kërkoi në internet, mësoi se mund të rikthehej sërish qumështi në gjinj me ndihmën e një suplementi bimor.
Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqyerja me gji e partnerit të saj është shumë erotike. Ajo ka një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç. Çifti shton se kjo është një ndër metodat më të shkëlqyera të joshjes para se të bëjnë seks. “I kam ushqyer fëmijët me gji dhe më ka marrë malli për atë ndjesi. Unë nuk dua të kem një fëmijë tjetër dhe fëmijët e mi janë shumë të rritur për t’u ushqyer tani, por më pëlqeu ideja e ushqyerjes me gji me Shawn”- shpjegoi ajo, duke folur për “The Sun”./joq