Meliku i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila blu vajzës më të re të programit, Antonias, si dhe një arush me trëndafila të kuq. Ndërsa e gjithë studio mendonte se dhurata do ishte për Tolen, Melik i drejtohet Antonias me buqetën me trëndafila blu dhe një mesazh shkruar në një pusullë.
Antonia nga ana tjetër nuk e priste aspak këtë dhuratë dhe tha se sikurse Melik edhe djemtë e tjerë të fillojnë të bëjnë dhurata për vajzat në mënyrë që t’i bëjnë ato për vete.
Diskutimi:
Tole: Nuk e di a është për mua.
Mikela: Po normalisht që është për ty.
Tole (pasi Meliku i jep dhuratën Antonias): E dija që nuk është për mua ma mori mendja.
Arjani: Melik po kishin mbaruar të kuqet apo nuk i doje?
Melik: Sepse unë e kam kuptuar se ajo i pëlqen shumë lulet blu dhe kuptimi i tyre është i veçantë.
Tole: E paska thënë në përgjithësi këtë Bora. S’ia paska kushtuar Antonias, por gruas. Aman më qafsh mua mos të bjerë të fikët.
Antonia: Jo pa merak se nuk jam histerike.
Melik: Arushi simbolizon dashurinë.
Tole: Më vjen mirë që djemtë kanë reflektuar në lidhje me vajzat, por s’më vjen mirë se s’kanë reflektuar në lidhje me mua. Melik shpresoj të të thërrasë në takim dhe se di a mund ta puthësh apo jo.
Antonia: E shpresoj shumë dhe të gjithë të indinjohen nga pak edhe të bëjnë dhurata për vajzat këtu.
SHQIPERIA IME