Një ngjarje tragjike u shënua disa ditë më parë në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar ndërroi jetë si pasojë e Covid. Bëhet fjalë për Sidorel Myzeqari me origjinë nga Mollasi i Elbasanit. Ai jetonte në Angli prej disa vitesh. Pas infektimit me Covid gjendja e tij u rëndua papritur dhe u shtrua në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot t’i mbijetonte virusit.
Ndërkohë shokët dhe të afërmit e tij filluan procedurat për të kthyer në atdhe për të ndihmuar financiarisht familjen duke hapur një Gofundme. Tashmë në lloagrinë në Gofundme janë mbledhur 30,696 paund nga 303 donatorë./joq