Kanë hyrë në fuqi ditën e sotme masat e reja anti-Covid e qeverisë italiane. Vendi fqinj ka forcuar masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, për të përballuar situatën e rënduar të pandemisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se vetëm kategori njerëzit me motive të veçanta lëvizjeje do të mund të udhëtojnë drejt Italisë.
Këto kategori përfshijnë individë që duhet të udhëtojnë për punë, pro bleme shëndetësore, studime, përsona që kthehen në rezidencën e tyre, familjarë të personave që kanë leje qëndrimi në Itali, persona të cilët kanë marrdhënie emocionale të provuar me një rezident në Itali, sportistë, gjy katës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive me interes kombëtar.
Individët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, do të duhet të kryejnë një kar antinim 10 ditor. Në përfundim të tij duhet të kryhet një tampon molekular apo antigje nik. Të detyrushme do të jenë paraqitja e Passanger Locator Form (PLF) në format dixhital ose fizik, test negativ për Covid molekular ose antigjenik, që është kryer 72 para udhëtimit. Qytetarët do duhet t’i nënshtrohen izo limit 10-ditor në adresën e deklaruar në PLF. Masat do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor 2021.
Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat ku fizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga: – Shqipëria – Maqedonia e Veriut – Serbia – Mali i Zi – Bosnje Hercegovina – Libani – Azerbajxhani – Moldavia – Brunei – Armenia mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: -motive pune, -motive shëndeti, -motive studimi, -motive urgjence, -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet: a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/ b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit; c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”; d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit. Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021″