Loading...

Lajm i fundit/ Bleu v ota për zgjedhjet e 25 prillit, merret vendimi për kandidatin e LSI

Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë  i lirë nga GJKKO duke e lënë atë në ‘arr est shtëpi”. Ky vendim i gjy katës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në b urg. Për këtë arsye SPAK pritet që javën tjetër t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë gj ykimi. Gjy kata vendosi ta lërë Jokën në “arr estimi shtëpi”, pasi sipas po licisë ai është vetëdo rëzuar dhe jo arr estuar.
Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arr est me b urg’ në mungesë. Joka u filmua duke i dh ënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpa llur në kër kim.

Si u zbulua blerja e votave?

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me ska ndaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin r om, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.

PËRGJIMET

Advertisements

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.

Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com