Me shkarkimin nga funksioni të Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, Lulzim Basha sipas ish-deputetit të PD Klevis Balliu siguroi se është i aftë për “shkarkime dhe jo për bashkime”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Balliu tha se Basha duhej të kishte mbledhur grupin parlamentar për të bërë shkarkimin e Nokës.“Ky është gati të heqë gjithë PD-në përveç Ramës, atë ose nuk do ta largojë ose nuk e heq dot. Për shkarkimin duhet të kishte mbledhur grupin parlamentar.
Flamur Noka është nënkryetar i komisionit të sigurisë dhe duhej mbledhur grupi parlamentar. Kush nuk është dakord me të shkarkohet. Një gjë siguroi ky me këtë vendimin e dytë që është për shkarkime dhe jo për bashkime, nuk do t’ia dijë për bashkime”, tha Balliu.