Loading...

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga 8 Nëntori i këtij viti.
Sipas rregullave të reja personat e vaksinuar që kanë paraqitur një test negativ në 72 orët para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në SHBA, duke i dhënë fund kështu kufizimeve të ashpra ndaj udhëtarëve që u vendosën vitin e kaluar.
“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Rregullat aktuale në SHBA u ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve jo-amerikanë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Afrikë e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com