Loading...

Ja kush janë 6 të a rrestuarit nga aksioni në Tiranë, administratorë e punonjës farmacish

Policia e Tiranës jep detaje për ak sionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për go ditjen e veprave kr iminale në fushën e farmaceutikës, ku në pr anga ranë gjashtë presona.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë arr estuar shtetasit Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.

Sipas policisë, të arr estuarit janë administratorë farmacish në Tiranë, 4 prej tyre, një është punonjëse dhe një tjetër dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kon trabandë.

Të arr estuarit janë zbuluar pas një hetimi 10-mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, prej ku ka rezultuar se ata shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhës së Covid-19.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kon trabandë, gjatë periudhes së C ovid-19,vihen në pr anga 6 shtetas.

Sek uestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Kr imit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arr estimi i shtetasve:

B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kon trabandë;
J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arre stimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara ko ntrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të fal sifikuara ose të rrez ikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave ko ntrabandë”.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com