Loading...

Ja kush është v aksina shumë efektive në parandalimin e komplikimeve dhe shtrimit në spital

V aksina e kompanisë P fizer/BioNTech k undër C OVID-19 është shumë efektive në parandalimin e komplikimeve të rënda dhe shtrimit në spital deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë, thuhet në një studim në Shtetet e Bashkuara.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Lancet më 4 tetor, thotë se efektiviteti i v aksinës mbeti në 90 për qind për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë në pa randalimin e shtrimit në spital.

Madje, studimi thotë se ajo kishte të njëjtën masë efektiviteti edhe kundër variantit shumë ngjitës të koro navirusit D elta.

Megjithatë, efektiviteti i va ksinës kundër i nfeksionit bie me kalimin e kohës, me 88 për qind gjatë muajit të parë pas vaksi nimit të plotë, ndërsa pas 5 muajsh në 47 për qind.

Autorët thanë se zvogëlimi i efi kasitetit të vak sinës P fizer/BioNTech vjen kryesisht për shkak të do bësimit të imunitetit me kalimin e kohës, dhe jo për arsye të variantit D elta.

Të dhënat e këtij studimi janë përdorur nga agjencitë shëndetësore amerikane për të rekomanduar një dozë përforcuese të vaksinës.

Studimi u bazua në regjistrat elektronikë të shëndetit të afro 3.4 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Studimi u botua në të njëjtën ditë kur rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi dozën përforcuese të vak sinës Pfi zer/Bio NTech COVID-19 për njerëzit 18 vjeç e lart.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha më 4 tetor se dozat përforcuese “mund të jepen të paktën 6 muaj pas dozës së dytë”.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com