Loading...

Ja kush është djali nga Saranda që t errorizoi Athinën, v odhi “Fuoristradën” dhe p ërplasi mjetin e policisë

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke p lagosi me armë një shtetas shqiptar. I p lagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218.

Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioske aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tra dhtuar të riun.

Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugëve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vj edhur.

Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policëve, duke pla gosur njërin prej efektivëve. Në këtë moment, këta të fundit kanë hapur z jarr dy herë me pis toletë, duke pl agosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca, që shoqëruan të pla gosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arr estua, rezulton i dë nuar më parë në Greqi për “t rafik dr oge” dhe “vje dhje”, si dhe ka një precedent për p lagosje me th ikë në Sarandë, në vitin 2015.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com