I riu që shihni në foto është Redi Balla, i cili u gjet i pl agosur në rrethana ende të paqarta brenda mjetit të tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 22-vjeçari është pla gosur në këmbë, ndërsa ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Fill pas ngjarjes, shërbimet e Policisë bënë rrethimin e zonës dhe po vijuan kontrollin e saj për të bërë të mundur ide ntifikimin dhe ka pjen e aut orit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
(BalkanWeb)