Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit Ofertave janë arre stuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK-ut pas një hetimi të nisur në 2020 për një tender të zhvilluar në vitin 2018 për një fond me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja për blerjen e pajisjeve për kanalin e “RTSH Agro”.
Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arre stuan janë; Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia. Thoma Gëllçi në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të RTSH-së të cilën e mori në 6 maj 2016.
Thoma Gëllçi ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”, të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai është themelues i gazetës “24 orë”. Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit.
SHQIPERIA IME