Emisioni “Vetting” sjell rrëfimin e djalit të Genci Sinës , truproja i familjes së ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i v rarë në krye të detyrës në vitin 2000.
Lusjos Sina tregon historinë se si mori vesh ngjarjen dhe vështirësitë më të cilat u përball familja e tij. 21-vjecari tregon se pavarësisht se babai i tij u v ra në krye të detyrës ai nuk e gëzon statusin e dëshmorit të atdheut për disa kleçka ligjore, pasi mamaja e tij nuk e ka bërë kërkesën brenda afateve ligjore.
Ai ka hapur një proces gjyqësorë, ku kërkon statusin e “Dëshmor” dhe na thotë se këtë nisëm nuk e ka ndërmarrë për para, por për dinjitetin e babait të tij.
Na tregon se me familjen e ish-prokurorit nuk kanë më marrëdhënie 18 vite pas ngjarjes. Lusjos në rrëfimin e tij na tregon se ai së bashku me disa fëmijë të tjerë të ngjashëm si ai kanë hapur një fondacion për të mbështetur familjet e policëve të renë në krye të detyrës. /abcnews.al/