Gjykata e Posaçme e Apelit dën oi sot me 15 vite bu rg ne mungese Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Konjari akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “tra fik ndërkombëtar dro ge” “krijimi i organizatave kri minale” por edhe një seri vr asjesh. Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vra sje për tr afikun e d rogës. Në dosjen e tij përmendet vr asja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ek zekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.
Vr asja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në v rasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u v ra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafi kun e dro gës. Lista e aten tateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekze kutua Fatjon Naxhaku.
LIRIMI I KONJARIT
Lirimi i Domart Konjarit nga ana e Gjykatës së Apelit për Kr imet e Rënda solli për plasje mes Shqipërisë dhe Francës. Ambasadori francez në Shqipëri, në atë kohë reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare. Edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndjesë për vendimin e Apelit, duke nisur një inspektim për mënyrën se si u ndryshua masa e sigurisë ndaj Konjarit. Por megjithatë, Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2016, i dha të drejtë Apelit të Krimeve të Rënda duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë.
(Balkanweb)
