Loading...

Habit me deklaratën kandidati për kryetar komune : Kam një makinë modeste 70 mijë EURO

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, në Kosovë, Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se çfarë makine përdor dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura ).

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com