Një 63-vjeçare nga lagjja “Donika Kastrioti” në Berat është gjetur e vde kur në banesën e saj. Gazetraja Eneida Petova raporton per “BalkanWeb” se e moshuara Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.
Në katin e parë të një pallati ku jetonte 63-vjeçarja,forcat e po licisë dhe zja rrfikëses kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda për shkak se dritaret ishin me hekura.
Pasi kanë hyrë në banesë ata kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Pas ekzaminimit të trupit të saj të pa jetë, mësohet se v dekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dh une. Fqinjët e vi ktimës kanë deklaruar se gruaja jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i kishte emigrantë.
Mësohet se vik tima 63-vjeçare,që i përkiste komunitetit Rom, vuante nga disa sëmundje dhe mendohet se vde kja e saj të jetë shkaktuar nga njē arre st kardiak.
(BalkanWeb)