Loading...

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, d enoncimi i gruas nga Fieri që i v odhën 100 mln lekë

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e tr embur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘BalkanWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të f rikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë k ërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kër cënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na v arnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi v jedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dë mtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u gr abitën në L evan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dë nuan nga gjykata.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com