Loading...

E pabesueshme/ 23-vjeçarja nuk ne dinte që ishte shtatzënë, ja se si lindi…

Një 23-vjeçare nga Finlanda i ka habitur të gjithë pasi ajo lindi një djalë krejt papritur dhe pa ditur më parë se ishte shtatzënë. Tilda Kantala, nga Turku, u zgjua më 28 qershor 2021 me një “dhimbje të vogël djegëse” në stomak. Fillimisht ajo mendoi se ishte një dhimbje e shkaktuar nga ndonjë ushqim apo një vakt në të cilin mund ta kishte “tepruar” pak.
23-vjeçarja tha:

Mendova se ishte thjesht nga ngrënia e diçkaje të k eqe ose diçka që stomaku im nuk mund ta përballojë. Nuk ishin si kontraktimet normale, por më pas erdhi një ndjenjë shumë e njohur, dëshira për të shtyrë. Atëherë kuptova se do të lindja një fëmijë dhe deri në atë atë pikë, nuk dija asgjë. Nëna ime shkoi të merrte disa peshqirë dhe të thërriste xhaxhain për ndihmë, i cili lajmëroi ambulancën. Por teksa ai po bënte telefonatën, unë shtyva tre herë dhe fëmija lindi./JOQ

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com