Loading...

Detaje të reja nga ngjarja që “t errorizoi” sot Tiranën/ Sh erri nisi mes dy mësueseve, u p lagosën 4 persona

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që t errorizoi sot banorët pranë shkollës “Çajupi” në kryeqytet, ku disa persona u k onfliktuan me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 në një mëngjesore.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje live për ‘News24’ nga vendngjarja se sh erri kishte nisur mes dy mësuesve të shkollës së mesme, të cilat ndodheshin në këtë biznes dhe më pas konfliktit i janë bashkuar edhe të afërmit e tyre, për të vijuar gjatë mëngjesores.

Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë v erbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoheshin me sende të forta dhe për pasojë 4 prej tyre përfunduan me l ëndime në spital. Po ashtu Bezat tha se një prej këtyre personave, pasi kishte k ërcënuar disa herë, kishte n xjerrë një p istoletë dhe kishte q ëlluar disa erë në ajër. Kjo skenë ka shkaktuar p anik te banorët, ndërkohë që zona është mjaft e populluar për shkak edhe të bizneseve që gjenden përgjatë rrugës, por edhe të orarit ku në shkollë kishte nisur edhe mësimi dhe kishte prani të nxënësve.

Fatmirësisht për parandalimin e përshkallëzimit të situatës ka ndërhyrë policia, e cila bëri dhe shoqërimin e dy personave në komisariat. Po ashtu u sek uestrua dhe ar ma e z arrit.

(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com