Loading...

“Çudira” nga Vlora/ H ajduti mori dosjet e Dhërmiut dhe u largua për 3 minuta, kamerat nuk filmuan asgjë

V jedhja e dokumenteve në zyrat e Qarkut Vlorë duket se ka qenë e mirëmenduar në çdo detaj pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 3 minutash. Autori i cili ende nuk është identifikuar ka hyrë në ambientet e zyrave, ka marrë dosjet origjinale të zonës së Dhërmiut dhe kamerat si për “çudi” nuk kanë filmuar asgjë. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të këtyre zyrave të qarkut, pasi ka dyshime se autori ka patur ndihmë nga brenda pasi e ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve.
Për t’u larguar nga ambientet e zyrave, autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe kështu ka shmangur kamerat. Përveç dosjeve të Dhërmiut, kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për ti regjistruar. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë. Këto prona kanë më shumë se një pronat dhe Agjencia e Kadastrës ende nuk i ka regjistruar, por tani me humbjen e dosjeve rr ezikohet tjetërsimi i pronës.
/joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com