Loading...

Bie avioni ushtarak, 6 të v dekur

Në Bolivi 6 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak që transportonte punonjësit e shëndetësisë.

Forcat Ajrore të Bolivisë (FAB), në një deklaratë nga llogaria në Twitter njoftuan se aksidenti ka ndodhur gjatë fluturimit mbështetës në qytetin Riberalta në veri të vendit që një grup punonjësish të shëndetësisë të mund të arrinin një fluturim tregtar tranzit në qytetin Cobija.

Si pasojë humbën jetën piloti, ndihmës piloti dhe 4 punonjës të shëndetësisë në avionin e modelit Cesna C-206 i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Në deklaratën ku shprehen ngushëllime për të afërmit e personave që humbën jetën në aksident thuhet se “Bordi i hetimit të aksidenteve të aviacionit të Forcave Ajrore të Bolivisë, po kryen hetimet e nevojshme për të përcaktuar arsyen e këtij aksidenti fatkeq”.
(Blkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com