Loading...

Basha s ulmon Braçen: ‘Ditën firmoste koncesionet, natën sh ante qeverinë në Facebook’

‘Braçe ka firmosur konçensione të fr ikshme, ndërsa tani bën parimorin’.

Lulzim Basha ho dhi një mori aku zash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për kr izën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abu zimin e të majtëve.

Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te fri kshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.

“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendës kryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën sh ante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD. Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimit me vërtetë është zhvendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë pr otesta ne, kemi ndalur makinat. 65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu se në Kosovë e Maqedoni e Veriut. Sepse qeveria vjedh para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i çon tek qytetarët”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, shkaku kryesor pse karburanti është më i shtrenjtë në Shqipëri është taksa ‘Rama’, 240 lekë për litër.

Basha argumentoi se përse karburanti tani është shumë më i shtrenjtë se në vitin 2013 kur PD qeveriste.

“Edhe në parlament dje e patë që tha sa ishte çmimi në 2013. Kur vjen puna për të justifikuar rritjen që ai i bën çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndërkombëtare. Kur vjen puna për t’u krahasuar me 2013 i harron tregjet ndërkombëtare. Në 2013 çmimi i naftës në bursë ka qenë 110 dollarë fuçia, sot është 79. Pse është më e shtrenjtë nafta, benzina, karburanti shqiptar. Arsyeja kryesore është taksa Rama, 240 l/litër. 100 lekë i shtoi në janar 2014, plus 20% TVSH. 100 lekë i shtoi në janar 2015 plus 20% TVSH. 240 lekë për litër. E paguajnë të gjithë. Dje vetëm këtë çështje nuk e trajtuan as ai, as zëdhënësi i tij”, tha Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com