Loading...

Avioni që rrëzohet në Vermosh pa asnjë shenjë identifikimi, a rratiset piloti. Përdorej për t rafik k anabisi?

Një avion i dy shimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrë zuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni u ul në livadh të Vermoshit, 200 m pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi, rreth orës 09:00, por nuk ia doli! Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u për plas me një pemë pishe ku dhe pësoi def ekte në strukturë. Referuar dëshmisë ekskluzive që kryeplaku i fshatit ka bërë për Report Tv, Prek Vata në vendn gjarje janë parë dy persona, që mendohet të jetë piloti dhe personi tjetër që ka ardhur dhe e ka larguar me shpejtësi nga livadhi me Fuoristradë të bardhë

Burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni nuk ka qenë në kontakt me shërbimet e aviacionit civil dhe për këtë arsye çështja i është referuar organeve të policisë vendore atje për të marrë të dhëna. Burimet thonë se një grup nga Shërbimi i Incident/Ak sidenteve është nisur për në vendngjarje. Organi në fjalë ( Inc/ Ak sident/Investigation) është organ i pavarur në mënyrë që të jetë transparent në dhënien e ekspertizës.
Sipas dëshmisë së barinjve në ato zonë, 2 personat identiteti i të cilit nuk dihet ende, janë larguar me një Fuoristrade të bardhë, ku gjurmët e makinës janë ende të dukshme. Barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t’i ndihmuar, por nuk janë lejuar, se si janë ndaluar është ende e paqartë. E gjithë kjo ngjarje ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për trafik të dr ogës, nisur edhe nga fakti se kryeplaku thotë se në këtë zonë ka pasur parcela me kan abis si edhe operacione nga policia për shka tërrimin e tyre. Dy shimet thellohen edhe sepse gjithë avionët e këtij lloji kanë një kod në bishtin e saj, por te ky av ion i r rëzuar sot në Vermosh nuk duket asnjë shenjë identifikuese.

Kush është piloti dhe personi tjetër, në çfarë ore ka mbërritur avioni, a ka pasur leje fluturimi? Cila ka qenë pesha e tij në fluturim? Sa karburant ka patur në sabrator? Funksiononin apo jo pajisjet e transmetimit GPS, si dhe shpejtësia e fluturimit, këto janë disa pyetje që nuk kanë marrë ende një përgjigje. Siç shihet në foto që Report TV, brenda në avion ka pasur disa bimë, por nuk dihet se çfarë lloji janë. Gjithashtu një detaj është se mund të ketë pasur edhe një modifikim të vendit të pasagjerit, për të hapur më shumë hapësirë. Qëllimi? Nuk dihet ende.

Kjo skenë rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për tr afik ka nabisi. Bëhet fjalë për ngj arjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg ka nabis sativa si edhe rastin e pilotit italian Guido Guidi, i cili pranoi se do të transportonte 200 kg kana bis, por në momentin e gjetjes së avionit në Ishëm në bordin e avionit nuk u gjet drogë.
/shqiptarja.com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com