Për të zbuluar prapaskenat e dorëheqjes së Ardi Veliut nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG” mes disa panelistëve ishte edhe gazetari Artan Hoxha.
Historitë që po qarkullojnë, janë disa tha gazetari Hoxha, por pikëpyetja mbetet pa përgjigje, pasi sipas tij diçka tjetër fshihet.
“Ka shumë histori, sot është thënë që mund të jetë në hetim për tenderin e uniformave, por nuk merret drejtori direkt, ka komision poshtë, ai është tender shumë i madh. Ka tendera më të vegjël që mund të hyjë drejtori vetë.
Se është si historia e pa rave të “Pandora Papers, që i bien në qafë Vasilit (Vasil Kallupi), që është ko rrieri, lekët i ka marrë “ujku”, jo Vasili, se nuk i jep njeri me një kompani me 2 punëtorë 3.6 mln euro, puna është që ai duhet të tregojë shokët.