Loading...

Ani “xhuxhi” rrëfen historinë e tij: Kam dashur shumë një vajzë, por …

“Të shumtë janë ata që më thërrasin Ani dixhej, Ani vogël, Ani xhuxhi, Ani gili-gili. Më thërrasin me emra të ndryshëm. “

Antonin Baha, nga Belshi është 38 vjeç, trupi i tij i vogël nuk e ka penguar atë të bëj në jetë normale. Prej 16 vitesh ai punon si kamarier dhe dixhej.
Ani vogël thotë se kur shkonte në gjimnaz pyetja që e mundonte më shumë ishte se përse ai nuk zgjatej si moshatarët. Ndërsa sot, trupi i vogël nuk e pengon atë të jetojë dhe ëndërroj si të gjithë ne.

Je ndjerë i bullizuar për shkak të trupit tënd?

Baha: Dikur po, ndërsa tani jo më. Më vlerësojnë për atë që jam.

Të bëjnë pyetje njerëzit, Ani përse je kaq i shkurtër?

Baha: Po dhe u them: kur ka qenë mamaja ime shtatzënë ka pas një sëmundje të rrallë, për këtë arsye unë jam i shkurtër.

Prindërit i ke të gjatë?

Baha: Në familjen time të gjithë janë të gjatë vetëm unë jam kështu.

Kur ishe në shkollë e kishe kompleks gjatësinë tende?

Baha: Po, e kam ndjerë shumë këtë pjesë sepse shihja njerëzit përse kat të gjatë këta dhe unë pse jam i shkurtër. Deri sa e kuptova që unë nuk do të rritesha kurrë. ”

Ani thotë se brenda trupit të tij të vogël, është njeriu me zemër të madhe, por që fatkeqësisht jo të gjithë e kanë vlerësuar atë.

Sa i gjatë je?

Baha: 130 cm.

Të dashur ke?

Jo.

Cila ka qenë lidhja jote më e gjatë?

Unë kam qënë i lidhur me një vajza që e kam dashur shumë për dy vjet. Ajo ka qenë pak më e gjatë se unë, por prindërit e saj na ndanë.

Mendon se fiziku do të jetë pengesë për të ardhmen?

Baha: Për një moment ka qenë. Tani jo më. Duhet të kuptojnë që jeta të ndahet me një njëri që të dashuron dhe respekton përgjithnjë.
/Fierisot

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com