Policia ka zbardhur shkaqet e k rimit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjeku mbeti i plagosur një person.
Policia bën me dije se ka a rrestuar autorin e p lagosjes së 65-vjeçarit , dhe ai është vëllai i tij.
Burime bënë me dije për Noa.al se si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.
Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit. Ai u kap i fshehur bashkë me a rmën e k rimit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku në territorin e jashtëm të banesës së tij pikërisht në afërsi të kasolles së bagëtive, është plagosur me a rmë z jarri shtetasi Faik Veliu, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
/NOA