Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic paralajmëroi Kosovën të ndryshojë vendimet e saj “të kë qija” siç i quajti ai, ose në të kundërt, shteti i vet do të marrë masa, por nuk specifikoi se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këq ija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.
Vuçiç shtoi se Beogradi do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Europian nëse marrëveshja e Brukselit është e li gjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha kreu i shtetit serb.
Vuçiç shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të jete një “zgjidhje kompromisi”. “Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, u shpreh ai.