Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy vëllezër, Gëzimi dhe Kujtimi. Gëzimi ka treguar se para se babai të hum biste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë Lekët në Euro dhe t’i fusë në bankë.
Pasi i kthen në Euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr Eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë pr oblem, por ai nuk e ka ndihmuar.
Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr Leku.
Eni Çobani: Kur ka ndë rruar jetë babai?
Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam Lekët e fu neralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e fu neralit, të më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të gr abis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në bu rg?
Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do di gjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për vik timat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.
Kujtimi: Për këtë që thotë për Lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.
Eni Çobani: E keni marrë ju certifikatën e vdekjes së babait tuaj nga Covidi apo jo?
Kujtimi: E kam marrë e kam çuar tek sigurimet.
Eni Çobani: Zoti Kujtim, Gëzimi i referohet faktit që të gjitha ato familje që kanë pasur h umbje jete nga Covidi, janë shpërblyer me një shumë të caktuar parash. Këtë të them të drejtën unë nuk e kam dëgjuar.
Ardit Gjebrea: Kjo nuk është një gjë zyrtare, këtë gjë e thotë Gëzimi dhe mbetet në kuadrin e një fjale të thënë nga dikush që vjen në studio. /tvklan.al