Loading...

Vajza e Antonio Banderas kërkon të “e liminojë” nënën nga mbiemri i saj

Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kërkon të heqë nga mbiemri i saj atë të nënës. Modelja dhe artistja spanjolle 25 vjeç, ka bërë një kërkesë në një gjykatë të Los Angeles duke kërkuar të shkurtojë ligjërisht një mbiemër: Zakonisht nuk e përdor ‘Griffith’ kur i referohem vetes apo në dokumente të thjeshta dhe kërkoj të quhem vetëm Stella del Carmen Banderas’.

E rritur larg reflektorëve të prindërve të saj të famshëm, Stella ka lindur në Spanjë dhe është gjysmë motra e artistes Dakota Johnson dhe Alexander Bauer nga ana e nënës Melanie. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në 69 vjetorin e Festivalit ndërkombëtar të kinemasë në San Sebastian me babain e saj duke sfiluar në tapetin e kuq. Nëse zgjedhja e saj ka të bëjë me marrëdhënien e saj me nënën, kjo mbetet ende e paqartë.

Sipas fotove të postuara nga Melania Griffith muajin e kaluar me rastin e ditëlindjes së saj duket se s’ka lidhje me m arrëdhënien mes tyre: ‘I dua vajzat e mia’, shkruante aktorja duke ndarë foto të sallonit të saj të mbushur me tullumbace me mbishkrimin ‘Mami’. Ajo që dihet tashmë është raporti i ngushtë që Stella ka me babain e saj Banderas.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com