Loading...

V dekja e mësueses 47-vjeçare/ Reagon bashkëshorti i v iktimës:” V diq pak çaste pasi bëri një gjilpërë, duke folur për…

Spitali i Pogradecit ka reaguar pas v dekjes së mësueses 47-vjeçare mbrëmjen e kaluar në rrethana ende të paqartë. Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen, teksa deklaroi se urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Sa i përket shkakut të v dekjes ai tha se mbeten në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë.
Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor thonë se v dekja ka ardhur si pasojë e a rrestit kardiak. Paraditen e sotme bashkëshorti i v iktimës deklaroi se gruaja e tij v diq pak çaste pasi bëri një gjilpërë duke folur për mjekim të pakujdesshëm.

(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com