Loading...

U mor peng live, Policia gjen Kozakun dhe shpall autorët në kërkim

Pas publikimit të videos së marrjes peng të Kozak Bracit, ka reaguar menjëherë policia.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të rinjtë që e rrihnin dhe dhunonin atë live. Kozak Baci njihet në Instagram me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”.

Ishte familja e Kozakut ajo që denoncoi në polici pengmarrjen, bën me dije Noa.al.

Policia e Tiranës ka sqaruar se ka bërë të mundur gjetjen e tij dhe e ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për të dhënë deklarimin në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.NOA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com