Loading...

Trondit babai i 23-vjeçares që v diq në Spitalin e Vlorës: “Jam gati të shkoj në v arr pranë vajzës”, nëna i la në rrugë

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën t ragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24, se ai e ka dh unuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon “Akoma s’ke v dekur”.

Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

“E kam kaluar me hidhërim shumë të madh hu mbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dh unë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com