Loading...

Tensione mes Turqisë dhe Greqisë, Marina turke i afrohet Kretës, ja arsyeja…

Rriten sërish tensionet mes Turqisë dhe greqisë. Shkak është bërë fakti se Turqia ka njoftuar kërkime të reja në Egjeun Lindor.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Stacioni i Antalias publikoi një NAVTEX të ri, sipas të cilit marina turke do të zhvillonte kërkime nëndetare në zonën në veri-lindje të Kretës, e cila është shumë pranë brigjeve greke.

Gjithçka ndodh pas një vere të qetë në marrëdhëniet mes dy shteteve, ku pati edhe disa përpjekje të forta diplomatike për sheshimin e problemeve.

Ky njoftim bëri që një pjesë e kanaleve televizive greke të fokusohen tek rikthimi i tensioneve me Turqinë, nisur edhe nga fakti se zona e piketuar për kërkime nga turqit është shumë pranë brigjeve të Kretës, raporton abcnews.al.

Njoftimi në fjalë do të thotë se çdo lëvizje e marinës greke në zonë duke të bëhet duke u koordinuar me atë greke në mënyrë që të shmangen përplasjet e mundshme ushtarake. Zona është shpallur nga Turqia si pjesë e shelfit të saj kontinental pasi turqit nuk njohin sovranitetin e ishullit Kasteolorizo mbi një zonë të madhe detare në Egjeun Lindor.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i Athinës pas këtij njoftimi. Gjatë pranverës së këtij viti, Greqia dhe Turqia ishin në prag të një pëprlasjeje ushtarake pasi anijet e tyre ndodheshin përballë në zona të ngushta mes ishujve./NOA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com