Dom Gjergj Meta
Rritja e k riminalitetit në vitet e fundit, sidomos ajo e tra fikut të lë ndëve nar kotike, kultivimit të tyre, veçanërisht në zonat e thella të vendit, ka vënë në rre zik shumë ekuilibra socialë dhe ekonomikë.
Dy ndër kategoritë që po ndjejnë peshën e madhe të kësaj batërdie janë të rinjtë e familjeve të v arfëra dhe me pro bleme si dhe po licët e thjeshtë të terrenit.
Ndërsa kategoritë më të paprekura janë kryet e trafikut e të kultivimit dhe mbrojtësit e tyre me pushtet. Kam pasur raste të flas si me të rinjtë e po ashtu me policët. Janë të dyja kategori në thelb të v arfëra që mbijetojnë me logjikën e ushtarit, pavarësisht se njëra palë në anën e antili gjit e tjetra në anën e li gjit.
Por ajo çka i bashkon në mbrëmje është var fëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale. Ngjarja e ndodhur dje në Lezhë, e të tjera që i kemi parë e dëgjuar me bollëk, megjithëse në mes të një ka osi informativ të pashoq, e tregon më së miri këtë përpla sje që ndodh në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare e cila është aq e vogël sa njihemi të gjithë me njëri-tjetrin.
Mungesa e politikave të punësimit, sidomos për të rinjtë, në veçanti të zonave periferike; një sistem arsimor gjithnjë e më pro blematik, sidomos në këto vitet e fundit që po rëndohet me pandeminë; paqartësia e të ardhmes evropiane të vendit; mungesa e hapësirave dhe nismave për formimin dhe pro-ligjshmërinë nga shoqëria civile si edhe qershia mbi tortë e korr upsionit, janë vetëm disa nga shkaqet që shumë të rinj shkojnë drejt e në duart e krerëve të kri mit ose bra ktisin vendin. E situata nuk po shkon drejt për mirësimit.
Nuk është e lehtë unë e di këtë. Aspak e lehtë. Ne jemi shqiptarë e në historinë tonë kemi shtresa e nënshtresa prob lematike të akumuluara me dhjetra e qindra vite. Të gdhendësh në gra nitin e këtyre shtresave rre zikon shumë, ose të mos bësh asgjë, ose ta shkë rrmoqësh krejt. E për këtë arsye duhet art, durim, këmbëngulje në një shoqëri të frustruar e plot pro bleme, por ende plot me energji.
Të rinjtë e të rejat që kemi janë një thesar plot energji, por nëse i br aktisim mund të kthehen në lëndë shpë rthyese dhe dëm tojnë shoqërinë, përveçse veten e tyre. Ata meritojnë vëmendje.
Po ashtu punonjësit tanë të po licisë janë njerëz të jetës së përditshme si të gjithë ne, me një mision dhe një detyrë. Nuk është aspak e lehtë as për ta. Prandaj përveçse të kemi besim, duhet t’i mbështesim si shoqëri.