Në ditën e lindjes, Noizy tregon njeriun që e plotëson më shumë
Kjo ditë ka qënë e mbushur me emocione pozitive për reperin më popullor shqiptar, Noizyn.
Urimet për ditëlindjen kanë qënë të panumërta, qoftë nga fansat, qoftë nga kolegët e tij, personazhe publikë.
Por, momentin më të veçantë në këtë ditëlindje, Noizy duket se e ka përjetuar në prezencën e nënës së tij.
Ai ka publikuar në Snapchat një video ku shfaqet i përqafuar me nënën e tij.
Të dy të buzëqeshur, nënë e bir duken tepër të lumtur në këtë ditë të veçantë për reperin.
Disa orë më parë ishin Enca dhe Çiljeta, dy miket e tij më të afërta ato që përmes fotove në Instagram, uruan “mbretin” e OTR për ditëlindjen.