Ish kryetari demokrat dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, pritet të nisë sot takimet me bazën e partisë, për të diskutuar lidhur me vendimin e kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.
Vendimi zoti Basha erdhi pas DASh e shpalli Berishën dhe familjen e tij “person të padëshiruar” për të hyrë në SHBA. Ai akuzohet për korr upsion në nivele të larta.
Takimet e tij Berisha i njoftoi me anë të një postimi në Facebook se “…në orën 18:00 nis ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.”
Ish kreu i PD e konsideron ndërmarrjen e tij një beteje. “PD do dali më e fortë nga kjo betejë. …Sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të gra bitur poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama” tha pak ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha.
Vetë PD është e ndarë lidhur me mbështetjen ndaj ish kreut të saj./NOA