Loading...

Si e njoha Davide Pecorellin?/ Flet legjenda e Flamurtarit Vasil Ruci: Nga hici, drekat e darkat, gotat me raki dhe plazhin bashkë

Legjenda e futbollit të Flamurtarit, Vasil Ruci ka për të rrëfyer historinë e tij. Një histori që lind befas nga hiçi, por që më pas merr ‘dh enë’. Bëhet fjalë për personazhin italian Davide Pecorelli që një ditë u njoh në rrethana rastësore, por që nga ai moment iu ngjit si ‘m… pas këpuce’ deri sa u zh duk.

“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë. Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pekoreli që ins kenoi vr asjen e tij në malet e Pukës.

Bash ai, italiani i çudi tshëm që e nisi karrierën si arbitër u bë biznesmen produktesh kozmetike, falimentoi, erdhi në Shqipëri dhe i vuri fl akën makinës dhe u zh duk. Ah, jo, para se të di gjte makinën gërmoi kushedi se në cilën va rrezë për esht ra njeriu, i futi në makinë, i vuri fl akën dhe mendoi që e hoqi qafe “Davide Pekorelin” e dikurshëm dhe u transformua në Kristiano… Kristiano pra që u fut çudi tshëm në jetën e ish-futbollistëve të shquar vlonjatë dhe në fund i tro nditi edhe ata vetë.

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

PYETJA: Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

VASIL RUCI: Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

PYETJA: Sa kohë kishte në Vlorë ai?

VASIL RUCI: Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

PYETJA: I paguanit ju drekat apo ai?

VASIL RUCI: Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rr uante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com