Mund të konsiderohet si “treni i fundit” për në “Katar 2022”. Ndeshja e nesërme kualifikuese me Hungarinë ka vlera të rëndësishme dhe përcaktuese për kuqezinjtë tanë, ashtu si për rivalin, sepse përvijohet beteja për vendin e dytë në Grupin I. Kuptohet, vendi i parë është “pronë” e Anglisë, e cila ka nisur të arra tiset.
Pas hu mbjes sh okuese në planin rezultativ, 4-1 ndaj Polonisë, kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja duhet të ringrihet mbi “rrë nojat” dhe të fitojë me patjetër në “Elbasan Arena”. Një kushtrim të tillë e ka dhënë në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri veteran italian, stoli i të cilit ka nisur të lëkundet jo pak:
“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë, pas atij rezultati të padrejtë që morëm në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje si në Poloni. Nëse shohim vetëm rezultatin, duket sikur polakët na kanë masa kruar, por nuk është ashtu. Në total skuadra bëri paraqitje të mirë.
Shpresojmë të gjejmë nesër frymën e ekipit. Hu mbja me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë të kualifikueseve. Jemi akoma në lojë.
E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem loje, por trajnerët kanë mënyrat e tyre të zhvillimit të ndeshjeve. Rosi ka një ekip kompetitiv, veçanërisht në mbrojtje. Ne kemi lojtarë që mund t’i vendosin hungarezët në vë shtirësi. Sikurse e dini, vuajmë tri mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj.
Duhet të evitojmë gabimet. Nëse ka një analizë precize, Polonia e ka goditur 5 herë portën tonë dhe ka realizuar 4 gola. Ky është efikasitet. Ne kemi bërë gabime, por nuk ka shkuar gjithçka keq. E përsëris, kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet se mbrojtja ka bërë keq. Nëse analizoni golat e pësuar në Poloni, nuk erdhën nga taktikat që kemi përdorur në fushë.
Pse nuk luan Broja? E kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë se ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë. Duhet të bëj një analizë dhe të shoh gjendjen e lojtarëve për formacionin startues nesër.
Për të dyja kombëtaret është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore e grupit, ne të tjerët luajmë për vendin e dytë. Në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri. Objektivi ynë është se s’bën fitorja. Në shtëpi duhet të fitojmë çdo ndeshje për t’i mbajtur gja llë shpresat e kualifikimit në Botëror.
A jam konsultuar me Uzunin për Hungarinë, meqë luan atje? Në botën e sotme nuk ka nevojë të flas me Uzunin se si është Hungaria apo si luan. Ne kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Mund të flas me Uzunin për Ferencvaros, jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luaj titullar nesër, është shumë i motivuar. Mund të luajë ndaj hungarezëve, por do të shoh deri nesër, sepse nuk e kam vendosur formacionin.
Jam shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa ta. Nëse do t’i kemi në stadium, do të jetë avantazh për ne. Në pandemi ndiheshim bosh, pasi ndeshjet pa tifozë dukeshin si miqësore”.