Një ngjarje e r ëndë ka ndodhur këtë mesditë në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se një fëmijë 4 vjeç është p ickuar nga një gjarpër dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Mësohet se vajza 4-vjeçare kishte shkuar te gjyshja, në fshatin Bamatat, dhe ka qenë duke luajtur mes pemëve, kur është pickuar nga gjarpri në këmbë.
Vogëlushja është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
(BalkanWeb)