Loading...

Saimir Hoxha do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vr asjen e oficerit të Po licisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aks ionit për zbulimin e pa rcelave të ka nabisit në Ishull Lezhë.
Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekz ekutua me pl umb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Deklarata e plotë e ministrit:

Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Po licisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënko misar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të terr itorit, për evid entimin dhe asgj ësimin e lë ndëve na rkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dë nuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të po licisë.
Grupi i posaçëm he timor, nën drejtimin e Pro kurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka pr ekur dhe sho kuar mbarë opinionin publik.
Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngu shëllimet më të thella familjes së të ndj erit, miqve dhe kolegëve të tij.
Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e P olicisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri bet ejën e përditshme me kr imin, i çfarëdolloji qoftë ai.

Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e kr imit mbi Po licinë.

Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dh imbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në lu ftën kundër pali gjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Pol icisë së Shtetit.

Faleminderit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com