Loading...

Rritet çmimi i bukës

Nga kjo e hënë në Tiranë është rritur çmimi i bukës.

Në shumë furra buke në kryeqytet bie në sy rritja e çmimit me 10 lekë, praktikisht një bukë nga 80 lekë që kushtonte më parë tashmë ka shkuar në 90 lekë.

Në këtë situatë, duket se ka nisur edhe abuzimi, pasi disa furra, sipas qytetarëve, nuk kanë ndryshuar çmimin por peshën e bukës. Pronarët e furrave të bukës justifikohen duke thënë se janë të detyruar të rrisin çmimin, për shkak se është rritur çmimi i miellit.

Megjithëse rrogat mbeten në vend, çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten dita ditës duke e bërë akoma edhe më të vështirë jetesën në vendin tonë. Dy muaj më parë ndërkohë, po me 10 lekë u rrit edhe çmimi i qumështit dhe kosit, pa asnjë shpjegim.

Ende nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët e qeverisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com